Simeone, ilaçi i Messit

Lionel Messi dhe Diego Simeone, një sfidë e madhe, që sonte në Vicente Calderon do të ndizet si kurrë më parë. Atletico Madrid pret Barcelonën në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1:1 në duelin e parë në Camp Nou. Përveç rezultatit sado pak të favorshëm nga takimi i parë,…

Sport

09/04/2014 11:45

Lionel Messi dhe Diego Simeone, një sfidë e madhe, që sonte në Vicente Calderon do të ndizet si kurrë më parë.

Atletico Madrid pret Barcelonën në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1:1 në duelin e parë në Camp Nou.

Përveç rezultatit sado pak të favorshëm nga takimi i parë, skuadra e Simeones do të përkrahet edhe nga një statistikë tjetër që është në favor të tyre.

Prej kur Simeone u bë trajner i Atleticos më 2011, ylli argjentinas nuk ka shënuar asnjë gol ndaj Los Colchoneros, në pesë ndeshje.

Dhe, për këtë meritat i takojnë Simeones që duket se ka gjetur formulën për të ndalur Messin, i cili para kësaj periudhe të errët kishte realizuar 20 gola në 14 ndeshje kundër Atleticos.

Mbetet të shihet nëse edhe sonte Messi nuk do ta thyejë mallkimin e Simeones.