Simeone gjen mbrojtësin e ri në Atletico Madrid

Objektivi kryesor për Atletico Madridin është Jonny Castro i Celta Vigos i cili ka edhe një vit kontratë me klubin.

Sport

30/05/2018 10:25

Diego Simeone ka si prioritet përforcimin e krahut të majhtë të mbrojtjes ku për momentin ka vetëm brazilianin Felipe Luis dhe ky tashmë 32 vjeç.

Objektivi kryesor për “Los Colchoneros” është Jonny Castro i Celta Vigos i cili ka edhe një vit kontratë me klubin.

Drejtuesit nuk pranojnë të negociojnë për çmimin pasi dëshirojnë klauzolën prej 18 milionë euro por rrezikojnë ta humbasin me parametër zero verën e ardhshme ndaj Atletico Madrid insiston për një akord deri në 12-14 milionë euro, transmeton “SS”.

Mbrojtësi 24-vjeçar këtë vit ka luajtur 40 ndeshje duke u konfirmuar si një nga më të mirët e ekipit teksa ka shënuar edhe 2 gola.