Simeone flet pas humbje nga Leverkusen

Diego Simeone ka thënë se përballja e sotme ishte shumë e fortë, me një Leverkusen që e shfrytëzoi rastin që e kishte në pjesën e dytë.

Sport

25/02/2015 23:40

Simeone ishte shumë i qetë me deklaratën e tij pas takimit, duke thënë se ishte një takim ndërmjet dy skuadrave shumë të forta.

“Ishte një ndeshje ndërmjet dy skuadrave nga shtetet e ndryshme, ndërsa asnjëra palë nuk kishte shumë raste për të shënuar gol”.

“Në pjesën e dytë ne tentuam të përdornim armët tona. Unë mund të flas në mënyrë të arsyeshme, pasi më është dashur të bëj dy zëvendësime që në pjesën e parë”.

“Ata luajnë në mënyrën e tyre dhe e bëjnë këtë gjë në mënyrë shumë të mirë. Është stil i përafërt me stilin tonë. Të dy skuadrat kishin raste të pastërta, ndërsa ata e shfrytëzuan një. Sidoqoftë, mund të ishte rezultat më i keq”, përfundoi Simeone.