Simeone e pret ende Diego Costan

Diego Simeone shpreson ende që ta ketë në dispozicion Diego Costan për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. Trajneri i Atletico Madridit do të presë deri të shtunën, para se të kërkojë alternativa.

Sport

20/05/2014 11:05

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka refuzuar të thotë se sulmuesi Diego Costa ka mbetur jashtë finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Përfaqësuesi spanjoll u lëndua pas vetëm 16 minutash gjatë barazimit të së shtunës 1:1 ndaj Barcelonës, ndërsa klubi konfirmoi se futbollisti ka një lëndim i cili mund ta lë atë jashtë finales së Lisbonës.

“Ne i kemi ende disa ditë para finales dhe nuk do të them se gjithçka ka marrë fund. Është shumë herët”, ka thënë Simeone për 25 vjeçarin.

“Ne do të presin të reja nga lëndimet e Costas dhe Arda deri në fund të javës. Nëse është e nevojshme, ne do të llogarisim në alternativa”, vazhdoi ai.

“Kjo nuk është një lojë për lojtarët të cilët janë në 80 për qind të formës. Është e qartë se ne kemi nevojë për lojtarë që janë në formë maksimale”, vijoi ai.

“Ne shkojmë në finale me motivin dhe dëshirën maksimale. Do të jetë një lojë e mbyllur. Të shtunën, ne duhet të jemi 100 për qind të kujdesshëm. Jam i sigurt se lojtarët do të përgjigjen, siç kanë bërë gjithmonë”, përfundoi trajneri argjentinas.