Simeone e merr vendimin e madh para sezonit të ri

"Është Atletico Madrid vendi ku kam zgjedhur të qëndroj".

Sport

10/08/2018 09:04

Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas tha që s’është koha të bashkohet me djalin e tij, Giovvani, i cili luan për Fiorentinën, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do të shkoj edhe në skuadra të tjera, por tani jam i lumtur aty ku ndodhem. Është Atletico Madrid vendi ku kam zgjedhur të qëndroj”, deklaroi Simeone.

“Djali im? Jam i kënaqur për atë çka po bën, por nuk besoj se ky është momenti që të jemi bashkë në një skuadër, edhe pse më pëlqen loja e tij dhe është djali im”, shtoi ai. /Lajmi.net/