Simeone: Barcelona – Atletico Madrid, kjo është e pamundur për ne

Diego Simeone ka thënë se nuk mendon se ekipi i tij mund të shpallet kampion duke shfrytëzuar disa rezultate të zbehta të Barcelonës për t’u ngjitur në krye.

Sport

03/03/2018 13:49

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone nuk beson se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e kampionit në La Ligë.

Para duelit me Barcelonën të dielën në Camp Nou, Simeone ka thënë se nuk mendon se ekipi i tij mund të shpallet kampion duke shfrytëzuar disa rezultate të zbehta të Barcelonës për t’u ngjitur në krye.

“La Liga është e pamundur, por ne duhet të angazhohemi për ta bërë të mundur”, u shpreh Simeone në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Në 14 vitet e fundit, La Liga është fituar vetëm nga Real Madrid dhe Barcelona, një herë Villarreal ka dalë i dyti”, theksoi ai. /Lajmi.net/