Silva: Pensionohem nga futbolli nëse ndodh kjo gjë

Mesfushori spanjoll, David Silva, ka deklaruar se do të pensionohej nga futbolli nëse do ta fitonte Ligën e Kampionëve.

Sport

19/06/2017 20:33

Për spanjollin e Cityt, Liga e Kampionëve mbetet trofeu i vetëm i madh që në karrierë s’ka arritur ta fitojë.

31 vjeçari ka fituar Kupën e Botës dhe të Evropës me Spanjën.

“Unë do të dalë në pension. Do të dalë në pension nëse e fitoj Ligën e Kampionëve. Ai trofe do të ishte i veçantë për mua”, ka deklaruar Silva./Lajmi.net/