Silva paralajmëron një transferim “bombë” nga PSG

Thiago Silva dëshiron që Coutinho të transferohet te PSG.

Sport

20/11/2017 19:51

Mbrojtësi brazilian, duket se po punon intensivisht që në ‘Parkun e Princave’ të transferohet bashkëvendësi i tij, Philippe Coutinho.

25 vjeçari gjatë verës së fundit ka qenë cak i Barcelonës, por ishte Liverpool që nuk lejoi realizimin e këtij transferimi.

Së fundi, është skuadra e PSG që ka hyrë në garë, duke shfrytëzuar miqësinë që Coutinho ka me lojtarin  e tyre, Thiago Silva.

“Flas shumë me Coutinhon, shpresoj që në fund të sezonit, ose para përfundimit të tij të jetë një surprizë për ne. Shpresoj se ai ndjehet mirë dhe po e shoh duke punuar me ne vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Silva për ‘Telerosa’./Lajmi.net/