Silva në Serie A

David Silva mund të transferohet në Juventusit, si pjesë e marrëveshjes për shitjen e mesfushorit Paul Pogba në Manchester City.

Merkato

15/07/2015 08:59

Manchester City vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.

Kurse, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, raporton se klubi anglez është në përpjekje të arrijë marrëveshje me menaxherin e Pogbas, Mino Raiola duke i ofruar yllit francez pagë prej 12 milionë euro në sezon.

Por, në rast të arritjes së marrëveshjes me Pogba, drejtuesit e Cityt thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë David Silvan dhe 65 milionë euro për të bindur Juventusin t’ua shesë mesfushorin e talentuar.