Silva në krizë, befasi nga Milan

Massimiliano Mirabelli ka insistuar se sulmuesi portugez do të mbetet për një kohë të gjatë te skuadra nga San Siro.

Sport

09/01/2018 07:20

Andre Silva nuk do të largohet nga Milan.

Drejtori sportiv i “Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli ka insistuar se sulmuesi portugez do të mbetet për një kohë të gjatë te skuadra nga San Siro.

“E di se Andre Silva është duke kaluar një moment të vështirë, por është futbollist i rëndësishëm për ne”, deklaroi Mirabelli për “O Jogo”, përcjell “lajmi.net”.

“Afati kalimtar i janarit? Do të mbetet pa dyshim dhe do të jetë pjesë e jona edhe për shumë, shumë vite të tjera”, u shpreh ai. /Lajmi.net/