Silva largohet nga Milan, a do të jetë ky klubi i ri?

Menaxheri Jorge Mendes është duke punuar për transferimin e Silvas në Monaco.

Sport

27/02/2018 09:21

Andre Silva pritet të largohet nga Milan, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi portugez nuk ka arritur të lë gjurmë në sezonin e tij të parë si futbollist i “Rossonerëve”.

Andaj, mediat italiane raportojnë se së fundmi është shfaqur një klub i ri si favorit për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Menaxheri Jorge Mendes është duke punuar për transferimin e Silvas në Monaco për të plotësuar sulmin e ekipit francez me dyshen Keita dhe Falcao. /Lajmi.net/