Silva, lajmi fantastik për Milanin nga ndeshja kundër Shkëndijës

Andre Silva shkëlqeu kundër Shkëndijës.

Sport

18/08/2017 15:04

Fitorja e mbrëmshme 6-0 ndaj Shkëndijës ka shërbyer për përmirësimin e klimës dhe rritjen e besimit tek kuqezinjtë e Milanos, shkruan Albeu.com.

Dy golat e Andre Silves që në pjesë të parë si edhe rikthimi i Montolivos duke shënuar ka sjellë paqen edhe me tifozët, të cilët në fund e kanë duartrokitur.

“Ishte një fitore e nevojshme, por ata duhet të kenë kujdes nga euforia”., – komenton Gazzetta dello Sport, ndërkohë që tifozët e Milanit kanë filluar të mendojnë edhe për fitoren e kampionatit pas komenteve se Milan tashmë është plotësisht gati për t’a synuar atë.