Silva ka premtim të madh për tifozët e Milanit

Andre Silva është shprehur tejet i lumtur që do ta veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm.

Sport

12/06/2017 14:56

“Jam surprizuar për këtë mundësi, befasi shumë e këndshme”, tha Silva për MilanNews.it.

“Jam i lumtur që gjendem këtu. E di historinë dhe madhështinë e këtij klubi”, shtoi ai.

“Është ëndërr të jem këtu. Siç thash, të gjithë e dinë madhështinë e këtij klubi dhe kampionët që kanë luajtur ndër vite këtu”, u shpreh më tej ai.

“Të jem edhe unë Rossoner është një arritje e madhe. Do të jap më të mirën time për këto ngjyra dhe këtë fanellë që të fitojmë”, vazhdoj Silva.

“Më mirë sulmues i vetëm apo me dy sulmues? Nuk jam unë trajneri, ai do të vendos çfarë është më e mirë për mua dhe ekipin”, përfundoi Silva.