Sikur të ishte gjallë Holbrooke

Asgjë nuk i step më shumë këshilltarët e Obamas se sa kur i pyesin: Çka mendoni se do të kishte thënë Holbrooke për këtë çështje?

Opinion

13/12/2013 15:35

Kur Richard Holbrooke vdiq papritur rreth tre vjet më parë – këtë javë ka përvjetorin e 3 të vdekjes- Pranvera Arabe ishte vetëm disa ditë larg përpara se të fillonte. Vdekja mbajti larg debateve figurën legjendare të vendimmarrjes të politikës së jashtme të Demokratëve, debate këto që po definojnë dipolomacinë e administratës së Obamas- si të ndalen vrasjet masive në Libi, Siri; si të influencohet mbi politikën post-autoritare të Egjiptit; dhe, së fundmi, si të kufizohet programi nuklear i Iranit.

Ndikimi i Holbrooke nuk ka humbur tërësisht. Asgjë nuk i step më shumë këshilltarët e Obamas se sa kur i pyesin: Çka mendoni se do të kishte thënë Holbrooke për këtë çështje? Nëse bëhet fjalë për gjenocid, njeriu që ndërmjetësoi për t’i dhënë fund luftës në Bosnje është padyshim ndërgjegja e fajit e gjithë administratës. Dhe me raundet e reja të bisedimeve të cilat do të fillojë edhe me Sirinë por dhe Iranin, historia e tij e suksesit e bën atë pashmangshëm standard apo barometër për të matur suksesin. Dekada më parë, para se njerëzit të fillonin ta thërrisnin John Kerry’n “ lepuri energjik”, Holbrooke ishte njeriu që njihte të gjithë, kishte qenë gjithkund, dhe kishte plan për të zgjidhur çdo problem.

Nëse Holbrooke do të ishte akoma gjallë, sigurisht ai do të ishte pjesë e Qeverisë. Deri në dhjetorin e vitit 2010, ishte lodhur nga mikëpritja në Shtëpinë e Bardhë. Sot ai do të bënte atë që bënte gjithnjë, me ose pa pushtet- të telefononte persona të ndryshëm, të bënte që zëri i tij të dëgjohej; duke shpjeguar se çka po shkon keq dhe kush po e katranos punën; duke u munduar që ta vendoste veten, prapë në qendër të gjërave. (Ne së bashku ishim në adiministratën e Clinton’it, dhe unë kam pranuar një thes me telefonata të tilla miqësore, gjysmë-autoritare për vite të tëra). Njerëzit afër Presidentit do të mundoheshin që ta largonin, duke i bërë thirrje Holbrooke që të mos i thoshte kritikat e tij para publikut. Gjithmonë e njëjta gjë, ai përsëri do të gjente mënyrën se si bota të dijë se çfarë ai mendonte.

Tre vite pas vdekjes së tij, është budallallëk të thuash detajisht se cilën këshillë veçanërisht do të jepte Holbrooke. Ne më nuk e kemi fletoren e tij me strategji, mjerisht. Por sepse karriera e tij ishte aq e gjatë dhe opinioni i tij ishte aq i qëndrueshëm, nuk është e vëshirë të imagjinosh se çfarë gjëra ai do të mund të thoshte.

1. Amerika nuk do të duhej të qëndronte e distancuar

Holbrooke kërkonte të zgjidhte probleme të vështira. Sfida e madhe e viteve të 90’ta kishte menaxhuar pasojat e mëdha të Luftës së Ftohtë; pikërisht për këtë gjë qëllimi kryesor i administratës së Carter’it ishte e drejtuar nga kontinenti aziatik ndërsa qëllimi kryesor i administratës së Clinton’it ishte e drejtuar nga europianizmi. Ai donte që temë kryesore në administratën e Obamas të ishte portofoli i Afganistanit, sepse aty ishte duke ndodhur ngjarja dhe ai kishte qenë prezent kur ajo ndodhte. Ndjenja dinjitoze e mosangazhimit nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij. Të heqësh dorë sepse sulmet e talibanëve ishin në rritje, tha ai, “nuk ishte kurs i pranueshëm i veprimit”. Ai tha për New Yorker, “Unë akoma besoj në mundësinë e Shteteve të Bashkuara, me gjithë vullnetin dhe fuqinë e saj, dhe unë nuk them vetëm për anën ushtarake, por në këmbëgulsinë para çdo sfide. Unë akoma besoj në këtë gjë”.

2. Të pikturosh në kanavacë të madhe

Holbrooke nuk mendonte se diplomacia e suksesshme ishte që të ndash problemet në copëza të vogla që mund të kapërdihen. Çështja ishte që të kuptosh se cilat probleme lidheshin njëra me tjetrën, dhe të gjesh diçka të përbashkët, që pastaj pjesët të bashkohen në një zgjidhje. Prandaj ai theksoi dimensionet regjionale të konfliktit të Afganistanit, dhe pikërisht për këtë gjë ai e quajti zyrën e tij “Af/Pak”. Ai dëshironte që India të ishte pjesë e përshkrimit të punës së tij gjithashtu. Për të, Azia Jugore ishte një pjesë e madhe e misterit të politikës së pashmangshme. Në vitet e 90’ta, në rastin e Holbrooke për zgjerimin e NATO’s reflekton impulsin e njëjtë. Për të, rritja e aleancave do të thoshte hapje e rrugëve të reja të forcimit të ndikimit amerikan. Me më shumë leva për të punuar, rivalitetet e vogla dhe çështjet etnike do të bëheshin më të lehta për t’u menaxhuar.

3. Mos rrini të strukur nga Shtet-ndërtimi

Duke u dhënë urdhëra ekipit të tij në Departamentin e Shtetit në vitin 2009, Holbrooke u tha atyre që puna që i priste ishte as më pak dhe as më shumë se sa të “ndryshonin Pakistanin”. Fakti që Obama ka qenë i gatshëm që të trefishojë ndihmesën për zhvillim, do të thotnë aty silleshin shuma të mëdha të parave, dhe Holbrooke ishte i etur që t’i shpenzonte ato. Transformimi i pjesëve rurale të Afganistanit, ishte një qëllim i tij i hershëm, dhe “Marrëveshja e Re” ishte modeli i tij. Fermerët afganë, deklaroi ai, “kanë nevojë për një supë me arra, një mbështetje argikulturore që Roosevelt u kishte dhënë fermërëve gjatë Depresionit të Madh- rrugë, tregje, ujitje, fara, pleh, materiale edukative”. Por ndihma ekonomike nuk ishte e mjaftueshme. Ndryshimi politik ishte i nevojshëm gjithashtu. Kur trupat ushtarake të SHBA’ve pastruan zonën, ai i kishte dhënë një këshillë Presidentit Karzai se Qeveria do të duhej të ishte gati për një “përpjekje të shpejtë administrative, që të ndërtonin një shëndetësi të mirë, shkolla dhe mbi të gjitha një gjyqësor të mirëfilltë”. (Në një kohë me një buxhet të vogël, është lehtë të qeshësh me një bisedë me një temë të madhe si kjo. Nëse është pikërisht kjo gjë që ju po bëni në këto momente, ju lutem kthehuni dhe rilexoni kapitullin e parë dhe të dytë).

4. Diplomacia reflekton faktet në terren- Ndryshoni ato nëse është e nevojshme

Në vitin 1995, sulmet e NATO’s mbi caqet serbe në Bosnje filluan si një masë ndëshkuese-hakmarrëse për të ashtuquajturën bombardimin e tregut të Sarajevës. Por kur të tjerët donin që sulmet ajrore të zgjasnin shkurt, Holbrooke dëshironte që ato të zgjasnin sa më shumë. (“Tmerrësisht e vogël”, jo e stilit të tij). Kur forcat kroate ndërmorën ofenzivën kundër caqeve serbe, disa nga kolegët e tij e dënuan këtë akt. E gjithë dhuna, mendonin ata, ishte një kërcënim për paqen. Holbrooke, në të kundërtën, besonte se kroatët ishin duke e lehtësuar punën e tij si negociator, dhe ai i mbështeti ata. Parashikimet e tij tashmë ishin të dëshmuara. Serbët ishin të gatshëm që në tavolinën e bisedimeve të hiqnin dorë nga një pjesë e territorit sepse kishin pësuar shumë humbje në terren. Në debatin e sotëm për Sirinë, Holbrooke sigurisht do të mirrte pjesë në të.

5. Tregoja muskujt shokëve por gjithashtu edhe armiqve tu

Ylli i negociatave gjatë administratës së Clinton’it, për të arritur deri tek “PO’ja” mendonte se duhej shpenzuar shumë kalori, shumë sharm- dhe shumë përplasje. Atij nuk i vinte turp që të miqësohej me “personat e këqinj”. Parimi i tij ishte që askush nuk mund që të mos bënte marrëveshje me të, përfshirë këtu edhe kriminelin Slobodan Milosevic. Djelmoshat e mirë ishin të befasuar nga përgatitja e tij për t’u përballur me ta. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit përfundoi mirë sepse Holbrooke u dha një ultimatum boshnjakëve myslimanë: Nëse ju nuk nënshkruani këtë marrëveshje brenda një ore, këto bisedime do të përfundojnë njëherë e mirë. Edhe marrëveshja e tij me Pakistanin, ishte njësoj, kaq joemocionale. Një ndihmës krahasoi trajtimin e tij me aleatët e vështirë- si një terapi psikologjike për abuzim ndaj fëmijëve: “Ti nuk fokusohesh në të bërtiturat dhe dhunën- ju thjesht i përqafoni ata sa më shtrëngueshëm që mundeni”.

6. Nëse kafshoni një mollë, sigurohuni që ta kafshoni atë sa më shumë

Holbrooke mendonte se nëse e keni pushtetin duhet ta përdorni atë. Ai e dinte që Milosevic kishte ardhur në Dejton, duke pritur që të nënshkruante një dokument të shkurtë, të pa specifikuar, që do të bënte që Amerika t’ia mbronte atij shpinën dhe ta mbronte atë nga bombardimet e mëvonshme. Edhe zyrtarë të tjerë të SHBA’ve- posaçërisht në Pentagon- gjithashtu përkrahnin një rezultat “minimalist”, e cila do të limitonte përfshirjen e SHBA’ve. Holbrooke nuk pajtohej me këtë gjë. Ai e dëshironte të tërën. Ai dëshironte marrëveshjen më gjithëpërmbajtësore e cila do të mund të arrihej, edhe nëse kishte rrezik që të dështonte. “Më mirë standarde më të larta se sa një kompromis të dobët”, thoshte gjithmonë ai. Nëse rruga e vetme për të arritur një marrëveshje të tillë, ishte që të trajtohej pjesa tjetër e delegacionit si “një lule në vazo”- edhe kjo gjë duhej të bëhej. Në qoftëse e vetmja mënyrë për të bërë që të zbatohej marrëveshja ishte që të dërgoheshin trupat paqëruatjse të NATO’s dhe tu jepej atyre një mandat i fuqishëm- dhe pastaj t’i merrnin ata që aty sa më parë. Për Holbrooke, diplomacia e suksesshme kishte përfitim edhe përtej thjesht ndaljes së vrasjeve në masë. Ministri për Punë të Jashtme i Francës e kishte përshkruar rezultatin e kësaj kështu: “Amerika është kthyer”.

***

Performanca e fundit e Richard Holbrooke në Qeverinë Amerikane është një histori e frustrimit absolut. Paaftësia e tij për të zhvilluar një qasje koherente për rastin “AfPak”, është përshkruar më së miri në librin e Mark Leibovich, This Town, ku ai tregon për historinë e Washintonit në epokën e Obamas- një tregim tragjikomik, ku personat kyç veprojnë si fëmijë. Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë, duke ditur se Presidenti nuk e duronte Holbrooke’n, u munduan që ta mbanin atë larg nga takimet e rëndësishme, duke ia mohuar përdorimin e aeroplanëve ushtarakë për të shkuar në takime kyçe, dhe poashtu u munduan që ta shkarkonin atë.

E vetmja gjë që Leibovich la jashtë nga saga e Holbrooke ishte të tregonte se përse këta njerëz luftonin. Nën rivalitetet e vogla dhe humbjeve personale, ishte një mospajtim i madh për rolin e Amerikës në botë. Çfarë llojë problemesh duhet që SHBA’të të zgjidhin? Prej cilave probleme ata duhet të shmangen? Si mund të marrin atë që duan? Edhe shumë kohë pas vdekjes së Holbrooke, ky debat vazhdon. Dhe në këtë debat, Holbrooke është ndërgjegja dhe fajtori i administratës. Ai është zëdhënësi për rolin më të madh të Amerikës, për strategjinë e cila akoma pret që të fillojë të impelementohet.

 

Autori i këtij shkrimi, Stephen Sestanovich, është Profesor në Universitetin e Colombia’s. Ai po ashtu është zyrtar i lartë në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme.