Sigurimi i Gjuriqit rrahin një të ri serb në veri

Këshilli i Partisë Demokratike të Serbisë në Kosovë, ka akuzuar sigurimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, se e kanë sulmuar një të ri, vetëm se ka folur keq për Marko Gjuriqit. 

Lajme

30/09/2014 17:19

Ky këshill, përmes një komunikate, se personi që është rrahur ka qenë 25 vjeçari i nacionalitetit serb, Filip Manojloviq, ndërsa incidenti ka ndodhur në të ashtuquajturën festën e Bozhurit në Mitrovicën e Veriut, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“E vetmja arsye e rrahjes së Filip Manojloviqit ka qenë se i është drejtuar me fjalë të këqija Gjuriqit, i cili pas disa minutave u ka urdhëruar truprojave të tij që ndërhyjnë fizikisht ndaj këtij të riu”.