Sigurim në shtëpitë e futbollistëve të PSG

Paris Saint-Germain angazhoi personel të sigurisë në shtëpitë e futbollistëve të tyre pas sulmeve terroriste më 13 nëntor.

Sport

27/11/2015 22:10

Lucas Moura ka bërë të ditur se Paris Saint-Germain angazhoi personel të sigurisë në shtëpitë e futbollistëve të tyre pas sulmeve terroriste më 13 nëntor.

Parisi ishte skena e një serie të sulmeve terroriste që vranë 130 persona. Ndërsa, stadiumi Stade de France ishte një prej caqeve të tyre në miqësoren kundër Gjermanisë, përcjell “Lajmi.net”.

“PSG do të zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi pas sulmeve kundër Troyes të shtunën dhe Lucas ka thënë se kampioni i Ligue 1 ka përforcuar sigurinë pas sulmeve terroriste.

“Ata e kanë shtuar sigurinë në shtëpitë tona, klubi ka angazhuar persona të sigurisë në dyert e shtëpive të futbollistëve”, deklaroi sulmuesi brazilian për “SporTV”.