Siguria e gazetarëve, Gjykata me koordinator për rastet e medieve – Lajmi.net
Siguria e gazetarëve, Gjykata me koordinator për rastet e medieve
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 14:14, 1 June 2018
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor janë dakorduar që Gjykata Themelore e Prishtinës të ketë një koordinator për rastet e gazetarëve dhe mediave.

Për këtë marrëveshje mes AGK dhe KGJK, ka njoftuar Nehat Idrizi, drejtues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë i tij: 

Kryesuesi i KGjK, Z.Nehat Idrizi, sot ka pritur në takim përfaqësuesit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK z.Petrit Çollaku, hulumtues dhe z.Ardian Nikolla, gazetar.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në me KGjK-së dhe AGK-së. Po ashtu është biseduar për sigurinë e gazetarëve, rritjen e efikasitetit të zgjedhjes së lëndëve gjyqësore të mediave.

Ishte kërkesë e përfaqësuesve të AGK-së, mundësia e zgjedhjes së një koordinatori në Gjykatën Themelore të Prishtinës i cili do të krijonte një data bazë për rastet e gazetarëve të cilat janë shqyrtuar dhe presin të shqyrtohen nga ana e Gjykatës.
Lidhur me kërkesën e tyre, kryesuesi Idrizi shprehu gatishmëri për t’i mbështetur përfaqësuesit e AGK-së, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore dhe siguroi gazetarët, se aq sa i lejon ligji në fuqi, do t’i mbështesë dhe do të bashkëpunojë me të gjitha mediat pa dallime, sepse duke pranuar kritikat ne rrisim vlerat etike dhe profesionale.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO