Siguri për pushuesit, policia shqiptare me biçikleta në plazhe

Qeveria e re shqiptare e drejtuar nga Edi Rama, ndër prioritet e saj ka edhe turizmin. Vendi po bënë përgatitjet për sezonin e ri, duke u munduar që të ofrojë sa më shumë siguri nëpër plazhe.

Lajme

09/06/2014 16:25

Masë e re për ofrim sa më të madh të sigurisë, do të jetë patrullimi me biçikleta nëpër plazhe i policisë shqiptare. 

Biçikletave vihen për herë të parë në patrullim në këtë sezon veror, e si fillim do të monitorohen me projekt pilot vetëm në zonën bregdetare. 

Biçikleta do të ketë shenjat dalluese me mbishkrimin “Policia e Shtetit”, numrin e telefonit 129 si dhe logon e policisë, raportojnë mediat në Shqipëri.