Siguri e lartë policore në Prizren

Policia në Prizren ka bërë të gjitha përgatitjet që mbledhja ndërmjet dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë të shkojë në nivel gjatë kohës sa do të mbahet kjo mbledhje.

Lajme

10/01/2014 11:11

Në mënyrë që takimi i përbashkët i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të shkojë në nivel ditën e shtunë në Prizren, policia e këtij rajoni ka bërë të gjitha përgatitjet për sigurinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Hazir Berisha tha për prizrenpress se policia do të përgatitet që çdo gjë të shkojë në rregull.

“Për këtë takim është biseduar sot, por ende nuk dihen detaje rreth tij. Policia do të jetë e përgatitur që të shtunën gjithçka të jetë në rregull”.

Qeveria e Republikës së Kosovës he ajo e Shqipërisë  edhe zyrtarisht kanë caktuar të shtunën ditë kur do ta zhvillojnë mbledhjen e përbashkët, por ende s’janë dhënë detaje rreth agjendës dhe vendit ku do të mbahet.