Sigurdsson ua ‘mbyll gojën’ atyre që dyshojnë te Kosova

Gylfi Sigurdsson ka folur para ndeshjes me Kosovën.

Sport

23/03/2017 12:28

Gylfi Sigurdsson ka thënë se Islanda e ka të vështirë kundër Kosovës, por kërkon nga bashkëlojtarët që ta japin maksimumin.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata e kanë një skuadër të re dhe lojtarë që luajnë mjaft mirë. Janë simpatikë në botën e futbollit, mbi të gjitha në sulm, ku kanë lojtarë të talentuar përpara. Do të jetë një lojë për ta fituar”, tha Sigurdsson për mediat islandeze. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6