Sigal Prishtina zyrtarizon Dokuzovskin

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Ashtu siç njoftoi lajmi.net në ditën e shtunë, në vend të Ceyhun Cabadakut të dorëhequr, klubi nga kryeqyteti e angazhoi strategun e mirënjohur maqedonas, Marin Dokuzovski. “Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka nënshkruar kontratë me trajnerin e mirënjohur maqedon, Marin Dokuzovski”, thuhej në komunikatën e shkurtër të…

Sport

23/02/2014 10:30

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Ashtu siç njoftoi lajmi.net në ditën e shtunë, në vend të Ceyhun Cabadakut të dorëhequr, klubi nga kryeqyteti e angazhoi strategun e mirënjohur maqedonas, Marin Dokuzovski.

“Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka nënshkruar kontratë me trajnerin e mirënjohur maqedon, Marin Dokuzovski”, thuhej në komunikatën e shkurtër të publikuar nga klubi, në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

Dokuzovski gjatë karrierës së deritashme ka bërë arritje të mëdha. Në vitin 2011, si selektor i Maqedonisë, arriti në gjysëmfinalen e FIBA Kampionatit Evropian në Lituani.

Dokuzovski për shume vite ishte trajner i ekipeve më të trofeshme në Maqedoni dhe Bullgari.

Gjatë karrierës së tij si trajner, ai fitoj: 7 herë kampionatin Maqedon, 3 herë kampionatin Bullgar, 3 herë kupën e Maqedonisë, 3 herë kupën e Bullgarisë.