Sigal Prishtina zbukuron sallën

Pas pak më tepër se një muaj, Sigal Prishtina do të garojë në Ligën Ballkanike dhe ETC Superligën e Kosovës në basketboll, në një sallë krejt tjetër nga ajo e deritashmja. Nuk bëhet fjalë për ndonjë zhvendosje në ndonjë ambient tjetër por klubi nga kryeqyteti ka njoftuar për nisjen e punimeve në sallën e Pallatit…

Sport

18/11/2013 19:48

Pas pak më tepër se një muaj, Sigal Prishtina do të garojë në Ligën Ballkanike dhe ETC Superligën e Kosovës në basketboll, në një sallë krejt tjetër nga ajo e deritashmja.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë zhvendosje në ndonjë ambient tjetër por klubi nga kryeqyteti ka njoftuar për nisjen e punimeve në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

“Ashtu edhe siç kishim premtuar në fillim të këtij sezonit, me kërkesë të KB SIGAL Prishtina, sot edhe zyrtarisht filluan punimet në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Sigal Prishtina në profilin zyrtar në Facebook.

“Me këto punime do të zëvendësohen karriget ekzistuese me karrige sipas standardeve të FIBA-s. Po ashtu, pjesë e renovimit të sallës janë edhe koshat, ku koshat ekzistues do të zëvendësohen me ata statik që do të vendosen në parket”. Në tribunën qëndronte do të jetë prezent një mesazh.

“Ngjyrat e karrigeve do të jenë kombinim i ngjyrave natyrale të Prishtinës, pra kaltër e bardh, si dhe me ngjyrë të kuqe do të simbolizohet zemra, për të marrë në fund formën: I (zemër) PR (E dua Prishtinën)”, përfundoi njoftimi i klubit që sqaroi se projekti financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe kohëzgjatja e punimeve pritet të jetë deri në katër javë.