Sigal Prishtina transferon letonezin Selakovs

Sigal Prishtina e ka bërë një ‘goditje’ të madhe. Skuadra bardh e kaltër ka njofruar përmes grupit të saj zyrtar në rrjetin social Facebook për transferimin e basketbollistit letonez, Andrejs Selakovs. Së fundmi, ai ka luajtur për ekipin ukrainas Odessa, ligë e cila është suspenduar për shkak të gjendjes në atë shtet. Selakovs Luan në…

Sport

24/03/2014 13:29

Sigal Prishtina e ka bërë një ‘goditje’ të madhe. Skuadra bardh e kaltër ka njofruar përmes grupit të saj zyrtar në rrjetin social Facebook për transferimin e basketbollistit letonez, Andrejs Selakovs.

Së fundmi, ai ka luajtur për ekipin ukrainas Odessa, ligë e cila është suspenduar për shkak të gjendjes në atë shtet.

Selakovs Luan në pozitën qendër dhe është i gjatë 210 centimetra. Ai pritet të paraqitet në ndeshjen kundër BC Levskit.

Ai e përfaqësoi Letoninë edhe në EuroBasket 2011 dhe Eurobasket 2013. Gjatё ditёs, prishtinasit pritet ta bëjnë një tjetër përforcim.