Sigal Prishtina shkatërron KB Pejën

Sigal Prishtina e ka fituar derbin a javës në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur në ‘Pallatin e Rinisë’ rivalin e “moçëm”, KB Pejën, me rezultat 74:58.

Sport

26/11/2016 20:38

Kryeqytetasit me angazhim dhe mbështetje të madhe nga publiku, ia shkaktuan humbjen e parë skuadrës pejane këtë edicion, pas gjashtë fitoreve.

Çereku i parë u takoi pejanëve, të cilin e fituan me rezultat 16:19.

Kryeqytetasit në çerekun e dytë, ishin më të organizuar në mbrojtje, duke arritur ta fitojnë me rezultat 15:13, dhe në pushim shkuan me rezultat 31:32 në të mirë të mysafirëve.

Çereku i tretë doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje, dhe Sigal Prishtina ishte e jashtëzakonshme në këtë çerek, duke e fituar me rezultat të thellë 22-9.

Çereku i katërt ishte pothuajse i barabartë, me Sigal Prishtinën që tentonte të ruante epërsinë, për të shënuar një fitore shumë të rëndësishme. 21:17 në të mirë të kryeqytetasve përfundoi ky çerek.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.