Sigal Prishtina shënon fitore të thellë në ‘Minatori’ (FOTO)

Sigal Prishtina e ka fituar derbin e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, duke e mposhtur Trepçën në udhëtim.

Sport

06/11/2016 19:53

Kryeqytetasit në një atmosferë të jashtëzakonshme në ‘Minatori’, mposhtën Trepçën me rezultat 59:74.

‘Torcida’ në fillim të ndeshjes, u përkujdesën që të hapin një koreografi dhe të hedhin para në parket për Drilon Hajrizin, ish basketbollistin e Trepçës, që këtë verë kaloi te Sigal Prishtina, shkruan lajmi.net.

Në mbështetjen e madhe të tifozëve, vendasit e fituan çerekun e parë me rezultat 21:16.

Mund të thuhet se vendimtar në këtë ndeshje, ka qenë çereku i dytë, të cilin e fitoi Sigal Prishtina me rezultat 21:7, për të shkuar në pushim me rezultat 28:37.

Çereku i tretë, u takoi vendasve me rezultat 17:14, për të ngushtuar epërsinë në pesë pikë.

E në çerekun e katërt, Sigal Prishtina shpërtheu për ta fituar 23:14, për rezultatin e përgjithshëm 59:74.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.