Sigal Prishtina s’e bën hesap Trepçën

Sigal Prishtina s’e ka bërë hesap Trepçën, të cilën e mposhti me rezultat bindës, 102:56, në derbin e dikurshëm të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, pasi këtë sezon, forcat nuk janë aspak të barabarta në mes të këtyre dy skuadrave. Bardh e kaltrit e patën luksin t’i provonin të gjithë lojtarët, ndërsa ylli Dardan…

Sport

07/04/2014 18:07

Sigal Prishtina s’e ka bërë hesap Trepçën, të cilën e mposhti me rezultat bindës, 102:56, në derbin e dikurshëm të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, pasi këtë sezon, forcat nuk janë aspak të barabarta në mes të këtyre dy skuadrave.

Bardh e kaltrit e patën luksin t’i provonin të gjithë lojtarët, ndërsa ylli Dardan Berisha nuk u paraqit fare në këtë ndeshje.

Në radhët e Sigal Prishtinës, Waller ishte basketbollisti më efikas me 18 pikë, kurse në radhët e Trepçës u dallua Calvo me 19 pikë.

Pas 20 xhirosh të zhvilluar në elitën e basketbollit kosovar, Prishtina është e para me 39 pikë, tri më shumë se Peja, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.