Sigal Prishtina ‘pushton’ Ballkanin

Sigal Prishtina shkëlqeu edhe në ndeshjen e dytë në Ligën Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti mundi Ballkanin e Bullgarisë me rezultat të thellë 89:71. Bardhekaltrit e filluan furishëm duelin me seri prej 12:0, dhe këtë avantazh e ruajtën gjatë gjithë kohës, ndërsa çerekun e parë e mbyllën me rezultat 33:13. Më meritori për epërsinë e hershme…

Sport

23/10/2013 18:08

Sigal Prishtina shkëlqeu edhe në ndeshjen e dytë në Ligën Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti mundi Ballkanin e Bullgarisë me rezultat të thellë 89:71.

Bardhekaltrit e filluan furishëm duelin me seri prej 12:0, dhe këtë avantazh e ruajtën gjatë gjithë kohës, ndërsa çerekun e parë e mbyllën me rezultat 33:13. Më meritori për epërsinë e hershme të vendasve ishte fundori amerikan Kenderick Jones.

Në çerekun e dytë mysafirët u munduan të rikthehen në lojë, por krejt çka arritën të bëjnë ishte të ngushtojnë disavantazhin në 53:35.

Në dy çerekët e fundit në skenë doli përforcimi i ri i Sigal Prishtinës i cili me shënime të njëpasnjëshme për tri pikë e udhëhoqi skuadrën e tij me hapa të sigurt drejt fitores.

Çereku i tretë u mbyll me rezultat 70:49, kurse fundi nuk solli ndonjë të papritur pasi prishtinasit e kontrolluan lojën dhe shënuan një tjetër fitore të merituar.

Berisha ishte realizatori më i mirë me 21 pikë, i përcjell nga Jones me 20.