Sigal Prishtina – Peja, mbyllet ndeshja me rezultat të ‘frikshëm’

Sigal Prishtina ka dominuar ndeshjen ndaj Pejës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sport

17/03/2018 14:56

Sigal Prishtina ka fituar ndaj Pejës me rezultat të thellë 116:63 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Përforcimi i ri, Filip Bundovic ishte realizatori më i mirë me 33 pikë, 10 kërcime dhe 1 asistim.

Kurse, me lojë të mirë u dalluan edhe Ardit Beqiri me 25 pikë, 2 kërcime e 4 asistime dhe Valon Bunjaku me 24 pikë, 7 kërcime e 12 asistime, kurse te Peja u veçua Beq Kovaqi me 33 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.

Pas 23 xhirove, kryeqytetasit kanë bilanc 22-1, derisa pejanët 6-17. /Lajmi.net/