Sigal Prishtina në të njëjtin hotel me ekipin nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Sigal Prishtina është në Kazakistan duke u përgatitur për duelin kundër Astanas në kuadër të EuroCup në basketboll. Por, në të njëjtin hotel me ta ka mbërritur edhe Benfica.

Sport

24/11/2015 14:56

Sigal Prishtina gjendet në Kazakistan ku të mërkurën do të ndeshet me Astanan në kuadër të FIBA EuroCup në basketboll.

Por, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës sot është gjetur në të njëjtin hotel me skuadrën e Benficas, përcjell “Lajmi.net”.

Gjiganti portugez ka mbërritur në kryeqytetin e Kazakistanit për tu ndeshur me Astanan, në Ligën e Kampionëve.