Sigal Prishtina mposht Mornarin në Ligën Ballkanike

Pas triumfit të Pejës në Ligën Ballkanike ndaj Levskit, edhe Sigal Prishtina ka shënuar fitore në këtë garë.

Sport

13/01/2016 20:20

Sigal Prishtina e ka mposhtur Mornarin në Mal të Zi, me rezultat 75:86

Bardhekaltrit ishin skuadër më e mirë në të gjithë ndeshjen.

Sigali e fitoi çerekun e parë me rezultat 22:16, ndërsa Mornari të dytin 26:21. Periudha e tretë dhe e katërt përfunduan në të mirë të skuadrës kosovare, 21:13 dhe 22:20

Kampioni i Ligës Ballkanike e regjistroi fitoren e tretë në këtë garë këtë edicion, ndërsa gjithashtu i ka pësuar edhe dy humbje.