Sigal Prishtina-Kozhuv mbyllet me rezultat të pabesueshëm

Kampioni i Kosovës Prishtina ka pësuar humbjen e gjashtë nga tetë ndeshje në Ligën Ballkanike.

Sport

12/01/2017 21:10

Kozuvi i Maqedonisë mposhti thellë “Plisat” në kryeqytet me rezultat 65:92.

Me këtë humbje zbehen shumë gjasat për kualifikim në fazën tjetër nga Prishtina.

Ajo ka dhjetë pikë në tabelë në pozitën e gjashtë, të fundit, nga Grupi A, ndërsa 11 pikë ka Kozuvi e nga 12 kanë Teodo dhe Bashkimi. Deri në fund Prishtina luan me Bashkimin dhe Kozuvin.

Asaj i duhen patjetër dy fitore dhe të shpresojë në dy humbje nga rivalët për të siguruar kalimin tutje. Vetëm katër ekipe kalojnë tutje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6