Sigal Prishtina – KB Peja, finalja e Kupës së Kosovës (FOTO)

Sigal Prishtina është skuadra e dytë që siguron finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

Sport

17/02/2017 21:47

Në një ndeshje shumë emocionuese dhe në palestrën ‘Minatori’ të stërmbushur, kryeqytetasit ia kanë dalë të mposhtin vendasit e KB Trepçës, me rezultat 56-50.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, dhe atë e fituan vendasit me rezultat 17-15.

Diferencën Sigal Prishtina e bëri në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me nëntë pikë dallim, 6-15.

Për një pikë më të mirë, kryeqytetasit u treguan edhe në çerekun e tretë, të cilin e fituan me rezultat 14-13.

Në çerekun e fundit, vendasit ishin më të vendosur, ia dolën që të ngushtojnë epërsinë deri në dy pikë, por kjo ishte e gjitha që bërën, pasi Sigal Prishtina u rikthye në momentet e fundit për ta ruajtur fitoren dhe për ta siguruar finalen.

Çereku i katërt përfundoi 14-12./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.