Sigal Prishtina fituese e Kupës së Kosovës

Sigal Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për sezonin 2017/2018.

Sport

04/03/2018 21:20

Skuadra nga kryeqyteti ka arritur të mposht në finale prizrenasit e KB Bashkimit, me rezultat 77:74.

Finalja e zhvilluar në palestrën ’13 Qershori’ në Therandë, dhuroi emocione të mëdha, sidomos në çerekun e fundit, ku pati shumë përmbysje në rezultat.

Fillimi i çerekut të parë i takoi skuadrës së KB Bashkimit, që arriti epërsi prej 13:5. Por, në vazhdim Sigal Prishtina nisi një seri të mirë, për ta fituar këtë çerek me epërsi prej gjashtë pikëve, 23:17.

Prizrenasit arritën ta fitonin çerekun e dytë me vetëm dy pikë epërsi, 17:15, ndërsa rezultati i përgjithshëm pas pjesës së parë shënonte 38:34 për kryeqytetasit.

Skuadra nga Prizreni arriti ta fitojë edhe çerekun e tretë, tani me rezultat 21:16.

Fituesi i finales, u vendosë në çerekun e katërt, çerek të cilin e fitoi Sigal Prishtina me rezultat 23:19./Lajmi.net/