Sigal Prishtina e ‘pushtoi’ Pejën

Sigal Prishtina e ka fituar duelin kosovar të Ligës Ballkanike, duke e mposhtur Pejën në palestrën sportive ‘Karagaçi’ me rezultat 80:65, në kuadër të xhiros së 15’të të këtij kompeticioni. Bardh e kaltrit kanë qenë më të mirë fund e krye, ndërsa verdh e zinjtë u treguan të ‘lodhur’ dhe pa ide. Prishtinasit treguan se…

Sport

04/03/2014 20:06

Sigal Prishtina e ka fituar duelin kosovar të Ligës Ballkanike, duke e mposhtur Pejën në palestrën sportive ‘Karagaçi’ me rezultat 80:65, në kuadër të xhiros së 15’të të këtij kompeticioni.

Bardh e kaltrit kanë qenë më të mirë fund e krye, ndërsa verdh e zinjtë u treguan të ‘lodhur’ dhe pa ide.

Prishtinasit treguan se çka donin qysh në çerekun e parë, të cilin e mbyllën me rezultat 17:14. Ndërkaq, rezultati pas pjesës së parë ishte 39:26 për mysafirët.

Avantazhi i tyre sa vinte e rritej dhe në pjesën e dytë ai shkoi deri në 20 pikë. Pas tri periudhash, rezultati në semafor shënonte 60:45 për Sigal Prishtinën.

Periudha e katërt ishte vetëm formalitet, pasi pejanët u dorëzuan përfundimisht. Sigal Prishtina u udhëhoq nga Dardan Berisha, i cili ishte njeriu i ndeshjes me 31 pikë.