Sigal Prishtina e mposht me rezultat të thellë KB Pejën

Sigal Prishtina ka shënuar edhe fitoren e tetë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sport

11/11/2017 20:18

Skuadra kampione pa problem ka mposhtur dikur rivalin më të madh të tyre, KB Pejën.

Ndeshjen e zhvilluar në ‘Pallatin e Rinisë’, kryeqytetasit e kanë fituar me rezultat të thellë 99:68.

Gjashtë lojtarë te Prishtina arritën të shënojnë pikë dyshifrore, derisa u dalluan Maxim Esho me 19 dhe Dardan Berisha me 17 pikë.

Te Peja u dallua Arian Qallaku me 24 pikë e 8 kërcime./Lajmi.net/