Sigal Prishtina e mposht me rezultat të ngushtë KB Bashkimin

Sigal Prishtina e ka nisur me fitore pjesën e dytë të kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sport

21/01/2017 20:44

Kryeqytetasit kanë mposhtur në udhëtim skuadrën nga Prizreni, Bashkimin, me rezultat të ngushtë 63:65.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke e fituar çerekun e parë me 6 pikë epërsi, ndërsa çereku i dytë u takoi vendasve me 5 pikë epërsi.

Vazhdimi i ndeshjes ishte pothuajse i barabartë, por fitorja në fund i takoi Sigal Prishtinës me rezultat 65:63.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6