Sigal Prishtina e fiton Kupën e Kosovës

Sigal Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës.

Sport

19/02/2017 21:20

Kryeqytetasit në një ndeshje me shumë intensitet, kanë mposhtur në finalen e madhe KB Pejën, me rezultat 77-66.

Ndeshja finale u zhvillua në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, me efikasitet nga të dy skuadrat, dhe me rezultat final 18-18.

Në çerekun e dytë, pejanët ishin për një nuancë më të mirë, duke arritur të fitojmë me rezultat 18:22, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me katër pikë epërsi, 40-36.

Kjo epërsi u rrit edhe më shumë në çerekun e tretë, të cilin KB Peja e fitoi 14:11.

Fillimi i çerekut të fundit, kaloi në tërësi në dominimin e Sigal Prishtinës, që patën një seri prej 9-0, për të kaluar në epërsi prej 56-54.

Kjo paraqitje e mirë e kryeqytetasve vazhdoi edhe në minutat në vazhdim, për ta fituar këtë çerek me rezultat 30-12, ndërsa rezultat i përgjithshëm figuronte 77-66.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.