Sigal Prishtina e fiton derbin e madh ndaj KB Pejës

Sigal Prishtina e ka fituar derbin e javës në elitën e basketbollit kosovar.

Sport

28/01/2017 20:43

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Karragaç’, kryeqytetasit kanë mposhtur vendasit e KB Pejës, me rezultat 67-79.

Për Sigal Prishtinën kjo fitore ishte e merituar, pasi që gjatë gjithë ndeshjes qëndroi në epërsi, duke u treguar skuadër më e vendosur.

39:43 në të mirë të tyre Sigal Prishtinës përfundoi pjesa e parë e takimit.

Me ecuri të njëjtë Sigal Prishtina ka vazhduar edhe në pjesën e dytë, duke i dominuar vendasit dhe duke rritur epërsinë e përgjithshme me 12 pikë epërsi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6