Sigal Prishtina i bashkohet Pejës në finale

Sigal Prishtina është finalisti i dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sport

03/05/2016 21:04

Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e tretë ndaj Bashkimit, për tu kualifikuar në finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kryeqytetasit në ‘Pallatin e Rinisë’ kanë arritur të mposhtin 84:75 skuadrën nga Prizreni.

Në finale bardhekaltrit do të takohen me KB Pejën që e eliminoi Trepçën.