Sigal Prishtina aplikon për nikoqire në Final-Four

Sigal Prishtina ka njoftuar se ka bërë aplikimin formal në Ligën Ballkanike për organizimin e turneut Final-Four në Prishtinë. Klubi bardh e kaltër ka siguruar pjesëmarrjen në garën përfundimtare falë bilanc prej 11 fitoresh dhe 5 humbjeve. Dhe, tani ka një objektiv tjetër, të sjell Final-Fourin në Prishtinë. “Ju njoftojmë që para pak çasteve ne…

Sport

09/04/2014 12:28

Sigal Prishtina ka njoftuar se ka bërë aplikimin formal në Ligën Ballkanike për organizimin e turneut Final-Four në Prishtinë.

Klubi bardh e kaltër ka siguruar pjesëmarrjen në garën përfundimtare falë bilanc prej 11 fitoresh dhe 5 humbjeve.

Dhe, tani ka një objektiv tjetër, të sjell Final-Fourin në Prishtinë.

“Ju njoftojmë që para pak çasteve ne kemi bërë edhe aplikimin formal në Ligën Ballkanike për organizimin e #FinalFour në Prishtinë. Kemi dorëzuar një dokument dhe ofertë mjaft serioze. Të shpresojmë në një përgjigje pozitive! Ne besojmë…”, thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

Nikoqiri do të përcaktohet të premten, kurse kandidatë të tjerë janë edhe Galil Gilboa, Levski dhe Balkan.