Sicili, arrestohen 15 zjarrfikës të dyshuar për shkaktim zjarri

Autoritetet kanë arrestuar zjarrfikësit pasi kanë konstatuar se kanë shkaktuar zjarr në mënyrë që të përfitojnë të ardhura më të mëdha

Bota

07/08/2017 15:44

Në rajonin e Sicilisë në Itali janë arrestuar 15 zjarrfikës vullnetarë, të cilët akuzohen se kanë shkaktuar zjarr qëllimisht për të përfituar të ardhura më të mëdha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në BBC, zjarrfikësit në fjalë kanë shkaktuar zjarr qëllimisht, duke përfituar edhe nga tharja e vegjetacionit si pasojë e temperaturave mbi 40 gradë celsius.

Autoritetet kanë arrestuar zjarrfikësit pasi kanë konstatuar se kanë shkaktuar zjarr në mënyrë që të përfitojnë të ardhura më të mëdha.

Ata kanë thërritur vetë apo kanë bërë të tjerët të thërrasin në linjën e gjendjeve emergjente për t’i paraqitur rastet.

Dyshimi i autoriteteve për ekipin në rajonin Ragusa ka ardhur pasi janë vërejtur raste më të mëdha të angazhimit në krahasim me zjarrfikësit e tjerë.

Siç theksohet, zjarrfikësit kanë marrë nga 10 euro për një orë në aktivitetet për fikjen e zjarrit.