Siberi, -62 gradë në fshatin më të vogël të botës

Fshati më i ftohtë në botë, Oymyakon në Siberi, ka thyer rekordet.

Fun

16/01/2018 14:07

 Temperatura mesatare gjatë muajit Janar në fshatin rus është -50 gradë celsius, por këtë vit termometri i ri elektronik ka regjistruar -62 gradë. Stacioni meteorologjik në “Ujin e ngrirë” regjistroi një temperaturë minus 59C, por banorët thanë se regjistrimet e tyre ishin minus 67 C, 1C më pak se temperatura më e ulët e pranuar për një vendbanim të përhershëm në botë. Sipas “The Siberian Times” termometri dixhital, i instaluar vitin e kaluar, u prish sepse ishte shumë ftohtë. Temperaturat më të ftohta në Oymyakon janë regjistruar deri në -67.7 C , një rekord i vendosur në vitin 1933. Muajt më të ngrohtë janë Qershori, Korriku dhe Gushti, atëherë kur banorët i gëzohen rrezeve të ngrohta të diellit.

 Another local poses for a photo with his face covered in frost

 The village in Siberia gets so cold this thermometer broke when it hit -62C

 The village is icy Siberia is considered the world's coldest village

 A man feeds his livestock in the freezing snow and ice