SIA: Shqiptarët raca më e bukur dhe inteligjente në Evropë (Foto/Video)

“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”, fillon shkrimi i revistës SIA.

Bota

18/02/2016 14:46

 

“Femrat shqiptarë janë shumë të bukura, me flokë të zeza, e ndonjëherë edhe me sytë e tyre ngjyrë hiri. Mënyra se si ecin ato është një kënaqësi për syrin, e gjithashtu edhe kërcimet e tyre. Hera e parë që e kam parë një kërcim, kam ndjerë një kënaqësi të veçantë”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e revistës SIA, transmeton lajmi.net.

YouTube player

Veç lëvdatave fizike, autori/autorja e këtij shkrimi, thotë se shqiptarët janë edhe raca më e mirë intelektuale në të gjithë Ballkanin, raporton lajmi.net.

Lajmi.net e sjellë për ju shkrimin e plotë të revistës SIA për bukurinë shqiptare.

“Më shumë ka njerëz shqiptarë jashtë shtetit sesa në Shqipëri. Në Kosovë p.sh., mund t’i gjeni 2 milion shqiptarë tjerë etnik, ndërsa në të gjithë botën gjenden 15 milionë shqiptarë. Shqipëria pavarësisht se është një shtet i mbushur me mysliman, është gjithashtu edhe shteti më Perëndimor në botë. Për ta më e rëndësishme është të jesh një person i mirë sesa të shkosh në xhami.

Prandaj, femrat e Shqipërisë janë kaq spektakulare dhe besojnë që çështjet tjera janë më të rëndësishme.34h343s-min

Një nga këto gjëra është familja, krenaria apo krenaria e familjes.

Familja është primarja për shqiptarët, ata besojnë që familja duhet të jetë e përfshirë në çdo vendim që e marrin, për shkak se kjo i bën të lumtur, ta shohin familjen e tyre të lumtur.

Vlerat familjare dhe traditat që i kanë janë me të vërtetë të larta. Ata pëlqejnë që të mos i harrojnë dhe t’i praktikojnë ato, shpeshherë edhe në vend të besimit. Prandaj, kjo do të thotë shumë për vajzat shqiptare nëse familja e tyre iu pranon si të dashurin e saj

Veç këtyre, femrat shqiptare janë shumë elegante, klasike, dhe moderne. Femrat shqiptare përkujdesen shumë për pamjen e tyre. Ato pëlqejnë të dalin, të kalojnë një kohë të mirë, të pinë alkool, të festojnë, njëjtë sikurse vajzat Evropiane.nfgnr-min

Këto vajza duan që të jenë të respektuara dhe të vlerësohen në një mënyrë të mirë.

Ato duan të bëhen zonja, prandaj duhet t’i trajtoni si të tilla.

Femrat shqiptare janë shumë krenare, prandaj gjithmonë insistojnë të paguajnë pijen e tyre, por edhe tuajën.

Vajzat shqiptare të rritura në shtëpi janë shumë ‘territoriale’.

Në momentin që je i tyre, ju jeni i tyre dhe i askujt tjetër, pasi që ato me vështirësi që të ndanë me dikë tjetër”, transmeton lajmi.net.

65u56-min