Si u zbulua Shpend Ahmeti duke i mashtruar Policinë italiane

Kryetari i Komunës së  Prishtinës, Shpend Ahmeti po vazhdon të mbahet i ndaluar nga Policia italiane në  Milano.

Lajme

18/08/2017 12:08

Mësohet se arsyeja mbajtjes së më tejme të  Shpend Ahmetit nga policia italiane është  se zyrtari i lartë  i Vetëvendosjes është zbuluar duke u përpjekur të mashtroj Policinë me arsyetimet e tij për tu liruar më shpejt nga ndalesa.

Burime të lajmi.net nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëjnë të ditur se kryetari i Prishtinës ka udhëtuar në Itali me pasaportë të Shqipërisë, ndërsa kur është ndaluar nga Policia për verifikim për shkak të dyshimeve, ai i ka thënë Policisë se është kryetar i Prishtinës.

“Në momentin që Policia ka hyrë në sistem dhe e kanë parë që ky si shtetas i Shqipërisë, njëkohësisht ka deklaruar se është kryetar i Prishtinës, që s’është  kryeqytet i Shqipërisë, atëherë dyshimi për të vetëm sa është thelluar dhe tani po përpiqemi që ta sqarojmë me autoritetet italiane dhe spanjolle”, ka thënë  në kushte anonime një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Këto deklarata të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë demantojnë deklaratën e mbrëmshme të Shpend Ahmetit I cili tha se është ndaluar për shkak të procedurave të Shengenit, pasi që tani u konfirmua se ai nuk ka udhëtuar fare me pasaportë të Kosovës – edhe pse kohëve të fundit Vetëvendosje është deklaruar se e njeh shtetin e Kosovës. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Shpend Ahmeti ende po mbahet nga policia italiane në Milano