Si u shty Azem Vllasi në protestat e vitit 1981 dhe u kërkua të rrahet? (VIDEO)

Azem Vllasi si përfaqësues politik i vitit 1981 ishtë në rrymën që mbronte pushtetin e asaj kohe thotë Teuta Hadri, një prej akterëve të rëndësishëm të lëvizjes studentore.

Lajme

13/03/2018 22:48

“Aty jemi ndeshë me figurat politike. Me Azemin jemi shty trup për trupi. Gati u rrëzua Azem Vllasi. Dikush dashti edhe me rrahë,” po rrëfen Hadri në emisionin “Politikë” me Sejdi Demirin, në TribunaChannel.

Ajo deklaron se ishte turmë e madhe e njerëzve, dhe rinia e studentëve ndezi “flakadarin e lirisë”.

“Çdo gja atë ditë u fol se çka bënë pushteti sllav ndaj Kosovës.”

Ajo tregon se si në çarçafe të konvikteve me buzëkuq u shkruajtën parollat./GazetaTribuna/

YouTube player