Si u rrëmbyen 300 mijë fëmijë, për t’i kthyer në “racën perfekte ariane”

Ishte vetëm 7 vjeç kur Halina Bukowiecka u rrëmbye nga nazistët në vitin 1941. Pasi nëna e saj vdiq nga pneumonia tre vjet më parë dhe babai i saj kishte shkuar për të luftuar, Halina jetonte me gjyshen e saj në qytetin polak të pushtuar nga gjermanët, Lodz.

Bota

28/02/2016 16:41

Autoritetet kishin vënë nën vëzhgim vogëlushen. Një ditë, Halina dhe gjyshja e saj u urdhëruan të merrnin pjesë në Zyrën e të Rinjve për një “kontroll shëndetësor”. Nuk kishte asnjë arsye për dyshim, të paktën derisa mjekët filluan të bënin matjet e fytyrës dhe kokës së vajzës, duke vënë në dukje flokët e saj biond.

2

Halina u transferua më pas në një jetimore dhe gjyshja e saj nuk mund të bënte asgjë. “Kontrolli shëndetësor” ishte, në fakt, një provim racor dhe Halina konsiderohej si e përshtatshme për t’u bërë ariane, duke u marrë nga vendlindja e saj Polonia. Më pas pasuan vitet e ferrit, nga të cilat ajo kurrë nuk do të shërohej psikologjikisht.

Në jetimore detyrohej të fliste vetëm gjermanisht. Emri i saj gjerman u bë Helene Buchenauer. Disa muaj më vonë, Halina u transferua pa dijeninë e gjyshes së saj në shkollën për gjermanët etnikë në Achern, në afërsi të Shtutgartit në Gjermani, rreth 700 milje në perëndim të qytetit Lodz.

Kushtet në shkollë ishin pak më mirë. Çdo nxënës që përpiqej për të shkuar në shtëpi rrihej aq keq, saqë Halina ende mund t’i mbajë mend britmat e tyre. Rrahjet ishin të zakonshme. por sikur të mos mjaftonin, Halina tashmë e shkatërruar, ngacmohej pafund për faktin se ishte nga Polonia.

Një ditë, një nazist, zyrtar shumë i lartë u shfaq. Halina vuri re burrin me syzet e tij të rrumbullakëta dhe mustaqe të imëta. Ai ishte Heinrich Himmler, shefi i “SS”, njeriu, në fund të fundit, përgjegjës për rrëmbimin e saj dhe dekadat e agonisë që pasuan.

Pra, çfarë bënte Himmler në shkollë, dhe pse u rrëmbye Halina? Përgjigja qëndron në një ekspozitë të titulluar, “Fëmijët e grabitur, viktimat e harruara”, që është hapur në Këln, në vendin ku gjendeshin ish-zyrat e Gestapos të qytetit.

Ekspozita tregon se si nazistët rrëmbyen 300.000 fëmijë nga territoret që pushtuan, dhe i sollën ata në Gjermani për t’i kthyer në një racë të pastër ariane.

Ky rrëmbim masiv i fëmijëve, sot është pothuajse i harruar, pavarësisht se është një nga të këqijat më të mëdha naziste të gjenocidit. Plani trishtues i Himmler u vu në zbatim sapo nazistët filluan pushtimin e vendeve të tjera, duke shkatërruar  jetën e qindra mijëra fëmijëve dhe familjeve të tyre. /Shekulli

3