Si u qëllua me anti-tank hoteli ku qëndroi Cristiano Ronaldo në Elbasan (VIDEO)

Qyteti i Elbasanit është shënjestruar si qyteti më kriminal në vend dhe që kontrollohet nga bandat.

Sport

26/09/2017 11:09

Ky përfundim ka ardhur për shkak të ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet, ngjarje të cilat kanë marrë shumë jetë njerëzish por që nuk janë zbardhur kurrë.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka përsërituar për të disatën herë se qyteti i Elbasanit kontrollohet nga bandat dhe që është qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri, transmeton “Albeu.com”.

Ashtu siç mund t’a shikoni edhe në videon më poshtë, Hoxha rëndit ngjarjet e rënda kriminale ndër vite në Elbasan të cilat janë të pazbardhura dhe pa autor, ndërkohë Hoxha shton se këto banda kanë qëlluar me anti-tank edhe hotelin ku qëndroi Cristiano Ronaldo.

Hoxha shtoi se pas Elbasanit, qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri është qyteti i Durrësit.