Si u asimiluan shqiptarët në Turqi? (Video)

Shumë shqiptarë janë asimiluar nga ana gjuhësore në Turqi. Ndihen të tillë, por e kanë të pamundur ta shprehin këtë. Shqiptarët në Turqi, vuajnë standardin e vënë ndaj minoritetit kurdë dhe disa minoriteteve tjera. Në mesin e këtij standardi është edhe pamundësia për të pasur shkolla shqipe në Turqi.

Lajme

29/12/2014 00:06

Shqiptarët që dikur nuk dinin turqisht, sot nuk dinë shqip, kjo për shkak të ndalesës që të njihen si minoritet.
 
Shqiptarët në Turqi nuk duan të thyejnë disa tabu, por ata pranojnë se në disa aspekte janë asimiluar në këtë shtet.
 
Gjuha, është një nga pikët kryesore ku shqiptarët janë asimiluar.
 
Në parlamentin turk, ka mëse 50 deputetë me origjinë shqiptare. Megjithatë jo gjithkund shqipja ka humbur.
 
Por, ende ka shpresë. Enver Hayudaroglu, është një inxhiner që ende flet gjuhën shqipe.
 
Këto janë disa pjesë nga emisioni “Exclusive” i Top Channel dhe kronika e përgatitur nga gazetari Marin Mema. 


Si u asimiluan shqiptaret ne Turqi by GazetaExpressTV