Si t’u pëlqeni të tjerëve pa folur një fjalë të vetme

Të bëheni të pëlqyeshëm është më e lehtë se ç’mund të mendoni.

Lifestyle

03/11/2017 12:57

Janë kryer shumë hulumtime për trajtat dhe sjelljet të cilat i bëjnë njerëzit të pëlqyeshëm – e të cilat nuk kanë të bëjnë fare me atë çfarë ata thonë, transmeton Telegrafi.

Flisni me ton më të lartë

Më pak rëndësi ka ajo çfarë thoni sesa mënyra si e thoni. Një raport i vitit 2014, i publikuar në ‘PLoS ONE’ ka zbuluar se meshkujt dhe gratë të cilët flasin me ton më të lart perceptohen si më të pëlqyeshëm dhe më të besueshëm.

Vishuni mirë

Një studim i vitit 2011, i publikuar në ‘European Journal of Personality’ ka zbuluar se ekstrovertët dhe personat e përqendruar pas vetës perceptohen si më të pëlqyeshëm.

Sipas eksperimenteve të ndryshme, arsyeja se përse ekstrovertët dhe  personat e përqendruar pas vetes konsiderohen si më të pëlqyeshëm është sepse ata dinë si të vishen dhe kujdesen për pamjen fizike.

Mbani pamje energjike dhe me plot vetëbesim

I njëjti studim i lartcekur ka zbuluar se pëlqyeshmëria gjithashtu varet edhe nga shpejtësia dhe energjia e lëvizjeve trupore, dhe nga vetëbesimi me të cilin bëhen ato lëvizje.

Buzëqeshni

Hulumtime të ndryshme sugjerojnë se buzëqeshja e herëpashershme gjatë bisedës i rritë shanset që t’i pëlqeni një personi. Gjithashtu, një tjetër studim sugjeron se nëse buzëqeshni kur takoheni për herë të parë me dikë, kjo do t’u ndihmojë atyre t’ju mbajnë në mend përgjithmonë. /Telegrafi/