Si t’ia nisim vrapimit?

Vrapimi është një mënyrë shumë e mirë për të humbur peshë. Nëse nuk keni qenë ndonjëherë vrapues, filloni ngadalë.

Lifestyle

30/09/2013 11:34

Sipas një sondazhi kombëtar nga 6207 njerëz, rreth 1 e 10’ta e tyre  bëjnë joga ose vrapojnë, si pjesë e stërvitjes së tyre për humbjen e peshës.

Vrapimi është një formë e ushtrimit sfidues që ndërton edhe shëndetin e zemrës, kjo si shkaktare që duhet të shkrijë yndyrën. Kaloritë e djegura ndryshojnë varësisht nga ritmi juaj.

Një eksperiencë vrapimi: “Unë sinqerisht besoj që vrapimi është mënyra e vetme dhe e shëndetshme nëse doni të bini në peshë”, thotë Kelly Robbins Guillory, nga Akademia Kombëtare e Sportit, LA. “Asgjë nuk të heqë kalori sikur vrapimi”.

Megjithatë, nëse jeni të interesuar në ndërtimin e muskujve në masë, Guillory thotë se do të duhet të keni alternativë në drejtimin me trajnimin e  peshës. Vrapimi mund të jetë një zgjedhje perfekte për humbje në peshë, mirëpo nuk i formon muskujt aq lehtë.

Vrapimin fillojeni ngadalë. Mund të jeni i etur për vrapim, mirëpo gjithçka duhet marrë me ngadalë dhe me hapa të sigurt, që kjo të rritë gjasa që ju ta adhuroni vrapimin edhe më shumë. Këtu i keni disa nga hapat që duhet marrë:

Bisedoni me doktorin: Shumica e njerëzve mund të fillojnë vrapimin pa problem, por Guillory këshillon që  së pari ta nisni më një këshillë nga doktori para programit tuaj të vrapimit. Tek njerëzit që kanë probleme me zemrën, ose kanë bërë ndonjë operacion në gju, duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

Filloni duke ecur: Gulliory thotë se klientët duhet të fillojnë së pari duke ecur, pastaj ta kthejnë në vrapim. “Nëse ndokush nuk ka vrapuar më herët, duhet të fillojë me 4.0 milje për orë, para se ta fillojë vrapimin”, thotë ajo. Praktikoni këtë gjë për një javë dhe pastaj filloni gradualisht në hapa të vrapimit. “Rregulli është jo më shumë se një rritje prej 10 për qind në largësi, në javë”. Nëse filloni të vraponi, mos vraponi çdo ditë, shkurtoni rutinën tuaj, intensiteti i madh mund të jetë një ditë, një ditë tjetër jo.

Mbani një ditar të vrapimit: Kjo do t’ju ndihmojë që të rrini në orar të caktuar, sa keni vrapuar për ditë, kështu që mund të qëndroni në rrugën e duhur dhe të ndjeheni mirë në lidhje me arritjet tuaja.

Blini atletet e duhura: Në vend se të shpenzoni 50 deri në 60 dollarë për një palë këpucë të mira, merrni atlete të rehatshme, tipike për vrapim, dhe përdorini ato vetëm kur doni të vraponi. Nëse vraponi rregullisht, atëherë mund t’i ndërroni ato çdo 3 muaj.

Hidratohuni sa më shumë: Veçanërisht nëse jeni duke vrapuar në temperatura të larta, pini ujë sa më shumë. Pini shumë ujë 15 minuta para së të filloni vrapimin dhe merreni ujin me vete gjithmonë.

Përdorni proteina dhe karbohidrate: Një gjë për të ngrënë që ka karbohidrate dhe proteina, para dhe pas vrapimit, mund të jetë një ndihmë e vogël. Gjithsesi Guillory thotë se humbja e peshës ka të bëjë gjithmonë më kaloritë.

Nëse doni të filloni më vrapim dhe ende keni dyshime se si ta bëni këtë, punoni më një trajner personal për disa seanca, e pastaj vishni atlete dhe filloni të vraponi menjëherë.